Health & Beauty

Benefitet e Vaj Argani për flokë Kacurrela.

Benefitet e Vaj Argani për flokë Kacurrela.

– Ushqen dhe jep shkëlqime flokëve tuaj . – Ruan dhe trajton lëkurën e kokës. – Definon kacurrelat, – Jep volum dhe e bën flokun më të shëndritshëm – I zbut flokët – I bën më elastike

Vaj Argani per floket Kacurrela | Floke te shendetshem me Argan Oil.

Vaj Argani i quajtur ndryshe “Ari i Shkretetires” duket sikur eshte krijuar posacerisht per shendetin dhe estetiken e lëkurës dhe flokeve. Argan Oil eshte nje aset i ri dhe i pazevendesueshem ne kete fushe.

Përbërsit magjik të vajit të arganit  | ARGAN OIL

Vaji i Arganit permban vitamine E ne sasi te medha, deri në tre here me shumë se Vaji i Ullirit e cila eshte shume e mire per largimin e rrudhave. Gjithashtu ai eshte i pasur me vitaminat A dhe F, acide yndyrore të pangopura esenciale Omega 3 dhe Omega 6. Ai permban mbi 80% acide yndyrore te pangopura, te cilat jane mjaft jetike per shendetin e organizmit.

Duke njohur vlerat e tij, industria e kozmetikes ka krijuar maskat e fytyres, shampot, locionet per floke dhe lekure etj. Sot mund te thuhet se profuktet me Vaj Argani dhe cmimi konkurues ne treg jane nder me te sukseshmit dhe me te kerkuarit ne treg.

Vaj Argani per floke Kacurrela

Perfitimet qe do të keni nga vaji i arganit në një kohë të shkurter.

Argan Oil per floket kacurrela eshte me efekte te jashtezakonshme per shendetin e tyre. Ai u jep butesi, shkelqim, ruan dhe ngjyrë të fortë. Sherben si nje hidratues i cili forcon rrenjet dhe fibrat e flokut. Nje mbrojtje ideale nga dielli, era, lageshtira dhe kripa.

Pas sezonit te plazhit eshte mjaft e domosdoshme nje trajtim i flokut me vaj argani. Pasi floku ka nevoje te rigjenerohet. Po ashtu i vjen ne ndihme dhe flokeve te demtuar nga bojrat. Nese keni floke te brishte, te thate, te holle, pa shkelqim, floke qe nuk rriten dhe qe ndahen ne mes apo floke qe bien. Trajtimi i tyre me Vaj Argani eshte ideal.

Vaji i arganit është nje ushqyes natyral për të gjitha llojet e flokeve, per floke te shendetshme por edhe të bukur . Mund te perdoret nga të gjithë

Read more...

BIOTINA, sekreti i rinisë: Vitamina “zot” për flokët, thonjtë dhe lëkurën

Biotina është një vitaminë që tretet në ujë.

Po ashtu, është e njohur si vitaminë-B (Vitaminë B7), vitaminë H, apo koenzimë R, i cili në mënyrë natyrale gjendet në trupin tonë.

Formohet natyrisht në zorrë dhe mund të gjendet në ushqime të ndryshme.

Mungesa e biotinës mund të trajtohet me ushqim të përshtatshëm apo me suplemente.

CILI ËSHTË FUNKSIONI I BIOTINËS?

Kjo vitaminë është shumë e rëndësishëm për flokët, shëndet të thonjve, si dhe për lëkurë. Biotina ndihmon në rritje të shëndetshme dhe zhvillim, si dhe ndihmon në shërimin e shumë problemeve në trup.

Gjithashtu ndihmon në shndërrimin e karbohidrateve dhe yndyrave në energji, si dhe është i nevojshëm për prodhimin e hormoneve.

Për këtë arsye, ngërçet dhe dhimbjet e muskujve si rezultat i mosarritjes së trupit për ta përdorur sheqerin si burim të energjisë, mund të jetë simptomë e mungesës së biotinës.

ACIDET YNDYRORE

Shumica e simptomave të mungesës së biotinës përfshijnë probleme me lëkurë.

Prodhimi i yndyrës është i rëndësishëm veçanërisht për qelizat e lëkurës, ngaqë ato vdesin dhe duhet të zëvendësohen me shpejtësi, gjithashtu ato janë në kontakt me mjedisin e jashtëm dhe duhet të luajnë rolin e pengesës së përzgjedhur.

Në raste kur qelizat nuk prodhohen në sasi të duhura, qelizat e lëkurës janë të parat që zhvillojnë probleme.

Të miturit në mungesë të biotinës zhvillojnë dermatit, copëza të verdha të skuqura rreth kokës, vetullave dhe lëkurës prapa veshëve.

Tek të rriturit quhet seborrheic dermatitis, që mund të zhvillohet në pjesë të ndryshme të trupit.

SISTEMI NERVOR

Për arsye se glukoza dhe yndyra përdoren për energji brenda sistemit nervor, biotina po ashtu funksionon si vitaminë ndihmës në këtë zonë.

Numër i madh i simptomave të nervave është i lidhur me mungesën e biotinës.

Këto simptoma përfshijnë dridhje, mungesë e koordinimit të muskujve (ataxia), dhe zvogëlim të forcës muskulore (hypotonia).

SHENJAT E MUNGESËS SË BIOTINËS

Rënia e flokëve: përveç rënies së flokëve, flokët bëhen më të holluara dhe kanë degëzime.

Thonjtë: shtresimet dhe pamundësia e rritjes së thonjve.

Sistemi nervor dhe muskulor: mungesë e koordinimit të muskujve, plogështi dhe dridhje.

Lëkura: skuqjet e vazhdueshme në lëkurë dhe humbja e shkëlqimit natyral të lëkurës.

Të tjera: skuqje rreth syve, apati (mungesë e energjisë), shenjat e para të depresionit, ndjesi shpimi gjilpërash në nyje, etj.

BASHKËVEPRIM ME USHQIME TJERA

E bardha e vezë e papjekur përmban një substancë (avidin) e cila bashkohet me biotinën dhe pamundëson absorbimin.

Ngrënia e 2 apo më tepër e bardhës së vezë e papërgatitur për një kohë shkakton mungesë të biotinës.

Read more...

5 arsye përse po ju krijohen rrudha (që nuk kanë lidhje me moshën)

Rrudhat në pjesën e syve, vijat gjatë buzëqeshjes dhe rrathët që krijohen në qafë duken të gjitha si pjesë të paevitueshme me rritjen e moshës.

Ndonjëherë jo vetëm kalimi i moshës është përgjegjës për formimin e këtyre rrudhave dhe ndonjëherë nuk është as shkaku kryesor. Teksa gjenetika dhe koha bëjnë punën e vetë, ekzistojnë edhe shumë faktorë të tjerë të cilëve nuk jeni duke i kushtuar shumë vëmendje. Ja cilat janë 5 arsyet më kryesore.

Kremit tuaj të  përditshëm i mungon një element kyç

“90% e të gjitha rrudhave të dukshme shfaqen si rezultat i ekspozimit ndaj rrezeve ultravjollcë”, tregon Mona Gohara, profesoreshë e dermatologjisë në “Shkollën e Mjekësisë Yale”.

“Pjesë e këtij problemi është se njerëzit e përdorin kremin kundër diellit vetëm gjatë stinës së verës dhe e harrojnë atë gjithë pjesën tjetër të vitit. Ai krem nuk është vetëm për kur ju shkoni në plazh ose në pishina. Nuk duhet harruar se jeni duke u ekspozuar ndaj rrezeve ultravjollcë edhe teksa dilni për një ecje, gjatë kohës që shkoni në punë ose edhe kur jeni duke ngarë makinën”.

Teksa një sasi kaq e vogël e diellit nuk shkakton dëme të mëdha, si djegie , kur ajo mblidhet ndikon në formimin e rrudhave. Pra, këshilla më e mirë do të ishte të mos dilnit asnjëherë nga shtëpia pa vendosur krem kundra diellit.

Jeni duke konsumuar  shumë brumëra

Të gjithë e dinë se sheqernat janë një lajm i keq për linjat tuaja, por mund të surprizoheni po të mësoni se lista e  efekteve negative nuk mbaron me kaq. Lëkura juaj është një organ dhe sheqeri është një armik për të. Sheqeri së bashku me ushqime të tjera të pasura me karbohidrate dhe glicemi janë shkaktarë të inflamacioneve të ndryshëm të lëkurës. Kjo është një arsye tjetër për të zëvendësuar bukën e bardhë dhe makaronat me bukë të zezë.

Jetoni në qytet

Banorët e qyteteve duhet të tregojnë më shumë kujdes. Ajri i ndotur është i dëmshëm për lëkurën, ashtu si dhe për mushkëritë.  Kërkimet kanë treguar se njerëzit që janë më të ekspozuar nga  tymi dhe bloza që lëshojnë makinat, si dhe nga faktorë të tjerë ndotës, kanë më shumë mundësi të zhvillojnë rrudha.  Nëse një zhvendosje në periferi dhe në fshatra nuk është e mundur, zgjidhja tjetër mbetet një dietë e pasur me ushqime që janë burime antioksiduesish, si perimet e gjelbërta ose edhe peshqit e yndyrshëm. Po ashtu këshillohet edhe përdorimi i produkteve kozmetike që përmbajnë antioksidues, si për shembull vitamina C.

Rrini zgjuar deri natën vonë

Ndiheni vazhdimisht të rraskapitur dhe nuk flini mjaftueshëm? Është një kombinim shumë i keq ky për shëndetin, që çon në rritjen e nivelit të kortizolit, një hormone stresi që merr pjesë në krijimin e rrudhave. Lëkura gjithashtu rigjeneron vetveten teksa jeni duke fjetur, kështu që, nëse nuk jeni duke fjetur mjaftueshëm, jeni duke e humbur një pjesë të këtij procesi.

Pini duhan

Nëse rritja e rrezikut ndaj kancerit të mushkërive, sëmundjeve të zemrës dhe komplikacioneve të ndryshme në mushkëri nuk janë arsye të mjaftueshme për të hequr dorë nga vesi i pirjes së duhanit, ja ku po i shtojmë një fakt tjetër: Duhani ju bën të dukeni më të vjetër. Vetëm  veprimi i rrumbullakosjes së buzëve tuaja rreth një cigareje ndikon në formimin e vijave në pjesën e buzëve. Për më tepër, edhe dëmi kimik që shkaktohet nga tymi e bën lëkurën të humbasë ngjyrën dhe elasticitetin, shkruan shendeti, transmeton Klan Kosova.

Read more...

Aloe Vera, bima çudibërëse me veti të shumta kuruese

Për të lehtësuar djegiet e lehta por dhe për pastrim, vetitë e aloe verës janë me vërtetë shumë. E njohur që në kohët e lashta për balsamim, romakët antikë e përdornin për higjienën e trupit.

Për të lehtësuar djegiet e lehta por dhe për pastrim, vetitë e aloe verës janë me vërtetë shumë. E njohur që në kohët e lashta për balsamim, romakët antikë e përdornin për higjienën e trupit.

Aloe Vera është tipike e klimës së ngrohtë e gjatë deri në një metër me gjethe të gjata mishtore me ngjyrë jeshile intense. Surpriza është e fshehur brenda saj, xheli mrekullibërës transparent që ka një përdorim të gjerë. Ja për çfarë mund ta përdorni Aloe Verën?

Djegiet?

Në fund të viteve ’50 u përdor për herë të parë kundër djegieve, nga një farmacist nga Teksasi. Edhe nëse digjeni në shtëpi gjatë gatimit, mjafton të keni bimën e Aloe në vazo dhe përdoreni.

Stop insekteve!

Përveç djegieve, Aloe Vera jep lehtësi dhe për pickimet e insekteve. I kombinuar me tea tree oil ka veti mjaft të mira antibakteriale dhe dezinfektuese. Në treg ka mjaft kremëra me përbërje Aloe Vera por kujdesuni të gjeni ato me përqindjen më të lartë të saj.

Aleat i bukurisë!

Për një hidratim të lëkurës tonë, rifreskim, dhe sidomos për pjesën rreth syve, mjafton një sasi e vogël xheli e Aloe në dorë dhe shtoni dy pika vaj natyral duke e masazhuar me duar në lëkurë.

Read more...