News

10 përfitimet e panjohura të aloe verës

A e dinit se aloe vera ndihmon në pastrimin e akneve?

Apo se përdorimi i lëngut të aloe verës mund të jetë i dobishëm për uljen e sheqerit në gjak te pacientët diabetikë? Gjithashtu shërben për parandalimin e sëmundjeve të caktuara duke qenë se ka aktivitet shumë të mirë si antioksidant.

Kur mendojmë për aloe verën, gjëja e parë që na vjen në mendje është përdorimi për të zbutur dhe shëruar të djegurat nga dielli. Megjithatë, kjo bimë kaq e pasur me lëndë ushqyese përdoret kudo në botë për raste nga më të ndryshmet dhe shpesh mund të bëjë mrekullinë në shëndetin tuaj.

Kjo është shumë e vërtetë duke qenë se bima përmban mbi 75 lloje lëndësh të dobishme, vitamina, minerale, enzima, sheqer, përbërës fenolik dhe aminoacide.

Më poshtë gjendet një listë me pesë përfitimet që kushdo mund të marrë nga bima “magjike” e aloe verës.

1. Parandalimi i sëmundjeve

Bima e aloe verës përmban çuditërisht nivele të larta të antioksidantëve. Këto të fundit luftojnë radikalët e lirë (molekula shumë të paqëndrueshme përgjegjëse për plakjen dhe dëmtimin e qelizave) në trupin tonë, duke i neutralizuar dhe duke parandaluar të rëndojnë sëmundje si për shembull kanceri. Mosha e bimës së aloe verës ka po ashtu rëndësi në luftën që kjo bën ndaj radikalëve të lirë. Sa më e vjetër të jetë bima, aq më e dobishme është.

2. Ndihmon në tretje

Aloe vera përmban tetë lloje të ndryshme enzimash që bëjnë mrekulli për tretjen. Veçanërisht, enzimat që ndodhen tek aloe vera ndihmojnë në copëtimin e sheqerit dhe yndyrave, të cilat shkaktojnë probleme në tretje.

3. Përmban aminoacide thelbësore

A e dinit se aloe vera përmban 19 nga 20 aminoacidet natyrale që kërkon trupi i njeriut? Trupi ynë prodhon vetëm 12 nga këto aminoacide të domosdoshme. Tetë të tjerat mund të merren përmes konsumit të pijeve dhe ushqimit.

4. Ndihmon në shkëlqimin e lëkurës

Të gjithë kemi dëgjuar për mrekullitë që bën uji mineral në makeup, por ju mund të mos e dini se aloe vera përmban 10 prej mineraleve më të fuqishme që i duhen lëkurës. Mineralet kyçe si kalciumi, kromi, bakri, hekuri, magnezi, mangani, fosfori, natriumi dhe zinku gjenden te bima e aloe verës. Ndaj përdoreni këtë të fundit për të pastruar fytyrën, në mënyrë që të dukeni përherë të reja dhe me lëkurë të shkëlqyeshme.

5. Kuron aknet

Për shkak të përmbajtjes së mineraleve, një prej të cilave është edhe zinku, i cili ka rol kryesor në produktet e bukurisë, aloe vera mund t’ju ndihmojë në zhdukjen e akneve. Zinku redukton yndyrën natyrore që prodhon vetë lëkura. Disa studime këshillojnë që aknet krijohen si pasojë e mungesës së zinkut.

6. Pakëson dhimbjen

Aloe vera përmban shumë enzima, por një në veçanti është shumë e mirë për të luftuar dhe pakësuar dhimbjen. Kjo quhet iskinase dhe ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit të tepruar kur përhapet në lëkurë për të larguar dhimbjen. Të tjera enzima te bima e aloe verës mund të përdoren për të kuruar indet e vdekura të plagëve.

7. Rregullon lëkurën gjatë dëmtimit të qelizave

I ftohti shpesh shkakton sëmundjen e shkatërrimit të qelizave duke sjellë kështu dëmtimin dhe hapjen e plagëve të pjesëve më të ekspozuara të trupit. Fazat e këtij dëmtimi janë katër: fillimisht lëkura skuqet, pastaj krijohet një formacion i lëngshëm, dëmtohet përfundimisht shtresa e sipërme e lëkurës dhe së fundmi mund të rezultojë në humbje gjaku ose gangrenë. Aloe vera ul nivelin e trimboksanës, lëndës që shihet si shkaktarja e dëmit.

8. Veprimtari antikancer

Që prej vetisë së pabesueshme për të shëruar plagë, aloe vera ndihmon në pastrimin e lëkurës, por edhe në veprimtarinë që ndërmerr kundër agjentëve tumoralë. Këtë e ka konfirmuar një studim i ri që vjen nga Japonia, që ka zbuluar se nëse lëngun e aloe verës e përdorim në formën e xhelit, kjo ndihmon në parandalimin e kancerit të stomakut dhe zorrës së trashë.

9. Rritje e flokëve

Aloe vera ndihmon në rritjen e flokëve të shëndetshëm duke rritur qarkullimin e gjakut në skalp. Enzimat përbërëse i japin aloe verës mundësinë të jetë një lëndë e dobishme për balancimin e pehashit në kokë.

10. Reduktim i sheqerit në gjak

Diabeti është një çrregullim i metabolizmit të karbohidrateve i karakterizuar nga sekretimi i ulët i insulinës. Për këtë shkak, shkaqet, simptomat dhe trajtimi variojnë dhe duhet të vëzhgohen me kujdes. Një studim në Indi zbuloi se 3000 pacientë kishin pësuar pakësim të nivelit të sheqerit në gjak në 90 për qind të rasteve, pasi ishin ushqyer me bukë që përmbante brenda aloe vera.

Read more...

Përse nuk duhet t’i përdorni antibakterialët brenda në makinë?

Larja e duarve me ujë dhe sapun është këshilla më e mirë që japin ekspertët për të hequr papastërtitë dhe mikrobet, sidomos gjatë periudhës së pandemisë COVID-19

Por veç larjes së duarve, njerëzit janë këshilluar që të mbajnë me vete edhe xhel antibakterial, i cili, sipas ekspertëve, nuk duhet përdorur brenda në makinë. Ata thonë se pastrimin e duarve me antibakterial mund ta bëni në çdo mjedis, por jo brenda makinës.

Dhe për këtë ka një arsye të thjeshtë.

Brenda kabinës së automjetit temperaturat janë shumë të larta dhe kjo bën që alkooli të avullojë. Në këtë mënyrë, produkti humbet funksionalitetin dhe nuk është në gjendje të eliminojë bakteret.

Produktet antibakteriale, sidomos ato me përqindje të lartë alkooli, mund të shkaktojnë edhe irritime në lëkurë, prandaj rekomandohet që të bëhet kujdes me sasinë e përdorimi.

Një tjetër arsye që renditet nga ekspertët ka të bëjë me faktin që antibakterialët përbëjnë rrezik dhe mund të dëmtojnë automjetin nëse rrjedhin.

Inxhinierët e automjeteve “Ford”, shkruan Class, kanë bërë kërkime në këtë aspekt dhe kanë dalë në përfundimin se antibakterialët me përbërje të lartë alkooli mund të dëmtojnë sipërfaqet e brendshme të makinës.

Read more...

5 arsye përse po ju krijohen rrudha (që nuk kanë lidhje me moshën)

Rrudhat në pjesën e syve, vijat gjatë buzëqeshjes dhe rrathët që krijohen në qafë duken të gjitha si pjesë të paevitueshme me rritjen e moshës.

Ndonjëherë jo vetëm kalimi i moshës është përgjegjës për formimin e këtyre rrudhave dhe ndonjëherë nuk është as shkaku kryesor. Teksa gjenetika dhe koha bëjnë punën e vetë, ekzistojnë edhe shumë faktorë të tjerë të cilëve nuk jeni duke i kushtuar shumë vëmendje. Ja cilat janë 5 arsyet më kryesore.

Kremit tuaj të  përditshëm i mungon një element kyç

“90% e të gjitha rrudhave të dukshme shfaqen si rezultat i ekspozimit ndaj rrezeve ultravjollcë”, tregon Mona Gohara, profesoreshë e dermatologjisë në “Shkollën e Mjekësisë Yale”.

“Pjesë e këtij problemi është se njerëzit e përdorin kremin kundër diellit vetëm gjatë stinës së verës dhe e harrojnë atë gjithë pjesën tjetër të vitit. Ai krem nuk është vetëm për kur ju shkoni në plazh ose në pishina. Nuk duhet harruar se jeni duke u ekspozuar ndaj rrezeve ultravjollcë edhe teksa dilni për një ecje, gjatë kohës që shkoni në punë ose edhe kur jeni duke ngarë makinën”.

Teksa një sasi kaq e vogël e diellit nuk shkakton dëme të mëdha, si djegie , kur ajo mblidhet ndikon në formimin e rrudhave. Pra, këshilla më e mirë do të ishte të mos dilnit asnjëherë nga shtëpia pa vendosur krem kundra diellit.

Jeni duke konsumuar  shumë brumëra

Të gjithë e dinë se sheqernat janë një lajm i keq për linjat tuaja, por mund të surprizoheni po të mësoni se lista e  efekteve negative nuk mbaron me kaq. Lëkura juaj është një organ dhe sheqeri është një armik për të. Sheqeri së bashku me ushqime të tjera të pasura me karbohidrate dhe glicemi janë shkaktarë të inflamacioneve të ndryshëm të lëkurës. Kjo është një arsye tjetër për të zëvendësuar bukën e bardhë dhe makaronat me bukë të zezë.

Jetoni në qytet

Banorët e qyteteve duhet të tregojnë më shumë kujdes. Ajri i ndotur është i dëmshëm për lëkurën, ashtu si dhe për mushkëritë.  Kërkimet kanë treguar se njerëzit që janë më të ekspozuar nga  tymi dhe bloza që lëshojnë makinat, si dhe nga faktorë të tjerë ndotës, kanë më shumë mundësi të zhvillojnë rrudha.  Nëse një zhvendosje në periferi dhe në fshatra nuk është e mundur, zgjidhja tjetër mbetet një dietë e pasur me ushqime që janë burime antioksiduesish, si perimet e gjelbërta ose edhe peshqit e yndyrshëm. Po ashtu këshillohet edhe përdorimi i produkteve kozmetike që përmbajnë antioksidues, si për shembull vitamina C.

Rrini zgjuar deri natën vonë

Ndiheni vazhdimisht të rraskapitur dhe nuk flini mjaftueshëm? Është një kombinim shumë i keq ky për shëndetin, që çon në rritjen e nivelit të kortizolit, një hormone stresi që merr pjesë në krijimin e rrudhave. Lëkura gjithashtu rigjeneron vetveten teksa jeni duke fjetur, kështu që, nëse nuk jeni duke fjetur mjaftueshëm, jeni duke e humbur një pjesë të këtij procesi.

Pini duhan

Nëse rritja e rrezikut ndaj kancerit të mushkërive, sëmundjeve të zemrës dhe komplikacioneve të ndryshme në mushkëri nuk janë arsye të mjaftueshme për të hequr dorë nga vesi i pirjes së duhanit, ja ku po i shtojmë një fakt tjetër: Duhani ju bën të dukeni më të vjetër. Vetëm  veprimi i rrumbullakosjes së buzëve tuaja rreth një cigareje ndikon në formimin e vijave në pjesën e buzëve. Për më tepër, edhe dëmi kimik që shkaktohet nga tymi e bën lëkurën të humbasë ngjyrën dhe elasticitetin, shkruan shendeti, transmeton Klan Kosova.

Read more...

Aloe Vera, bima çudibërëse me veti të shumta kuruese

Për të lehtësuar djegiet e lehta por dhe për pastrim, vetitë e aloe verës janë me vërtetë shumë. E njohur që në kohët e lashta për balsamim, romakët antikë e përdornin për higjienën e trupit.

Për të lehtësuar djegiet e lehta por dhe për pastrim, vetitë e aloe verës janë me vërtetë shumë. E njohur që në kohët e lashta për balsamim, romakët antikë e përdornin për higjienën e trupit.

Aloe Vera është tipike e klimës së ngrohtë e gjatë deri në një metër me gjethe të gjata mishtore me ngjyrë jeshile intense. Surpriza është e fshehur brenda saj, xheli mrekullibërës transparent që ka një përdorim të gjerë. Ja për çfarë mund ta përdorni Aloe Verën?

Djegiet?

Në fund të viteve ’50 u përdor për herë të parë kundër djegieve, nga një farmacist nga Teksasi. Edhe nëse digjeni në shtëpi gjatë gatimit, mjafton të keni bimën e Aloe në vazo dhe përdoreni.

Stop insekteve!

Përveç djegieve, Aloe Vera jep lehtësi dhe për pickimet e insekteve. I kombinuar me tea tree oil ka veti mjaft të mira antibakteriale dhe dezinfektuese. Në treg ka mjaft kremëra me përbërje Aloe Vera por kujdesuni të gjeni ato me përqindjen më të lartë të saj.

Aleat i bukurisë!

Për një hidratim të lëkurës tonë, rifreskim, dhe sidomos për pjesën rreth syve, mjafton një sasi e vogël xheli e Aloe në dorë dhe shtoni dy pika vaj natyral duke e masazhuar me duar në lëkurë.

Read more...